Lajmi i fundit: Arrijnë autoblindat dhe topi i ujit te protesta e OVL-UÇK

  • G.G /
  • 06 June 2022 - 11:29
Lajmi i fundit: Arrijnë autoblindat dhe topi i ujit te protesta e OVL-UÇK

Lajmi në zhvillim

Klinaku: Jemi injoruar nga institucionet dhe u detyruam që kërkesat tona t’i paraqesim në rrugë

Forca të shumta të Njësisë Speciale bashkë me autoblindë dhe topa të ujit janë duke qëndruar afër protestës së tensionuar te Kuvendi i Kosovës.

Protestuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po tentojnë të hyjnë brenda Kuvendit. Aktualisht ata janë në afërsi te dera e këtij ndërtesës së këtij institucioni.

11:15 - Hisen Berisha lutje veteranëve mos dëmtoni asgjë: Kjo Kosovë është e jona, mos e prekni

Deputeti nga radhët e PDK-së, Hisen Berisha në protestën e veteranëve të UÇK-së, është parë duke iq etësuar protestues dhe duke u përpjekur t’i bind që të mos thyen e as hyn me forc në Kuvend.

“Unë që po ju flas jam Hysen Berisha, na nuk jemi pak ne jemi shumë. Ne e kemi sjell lirinë dhe e kemi bërë shtetin. Keni të drejtë në çdo gjë por një duhet ta dini se kjo Kosovë duhet të ruhet. Mos i dëmtoni institucionet”, deklaron ai.

10:59 - Klinaku: Jemi injoruar nga institucionet dhe u detyruam që kërkesat tona t’i paraqesim në rrugë

Veteranët e luftës së UÇK-së janë mbledhur sot para Kuvendit të Kosovës në shenjë proteste për mos përfshirjen e tyre në ngritjen e pagës minimale.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se përshkak se janë injoruar nga qeveria, kanë vendosur që të protestojnë në rrugë.

“Nga ana e qeverisë na është sakatosur ligji. Ne po protestojmë kundër diskriminimit që po na bëhet. Deputetët duhet t’i shërbejnë qytetarëve dhe jo politikave. Jemi injoruar nga institucionet e vendit dhe u detyruam që kërkesat tona t’i paraqesim në rrugë”, deklaron ai

10:55 - Eskalon protesta e veteranëve, Policia gjuan gaz lotsjellës

Ka eskaluara protesta e veteranëve të luftës së UÇK-së, të cilët janë duke protestuar para Kuvendit të Kosovës në shenjë proteste të mos përfshirjes së tyre në ngritjen e pagës minimale.

Protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të pjesëtarëve të Policisë, të cilët kanë tentuar t’i thyejnë dyert e Kuvendit.

10:10 - Nis protesta e veteranëve para Kuvendit, numër i madh i pjesëmarrësve

eteranët e luftës së UÇK-së kanë filluar protestën para Kuvendit të Kosovës në shenjë proteste të mos përfshirjes së tyre në ngritjen e pagës minimale.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se veteranët ndihen të diskriminuar për shkak të anashkalimit të tyre.

Të pranishëm janë një numër i madh i protestuesve.

https://www.facebook.com/watch/?v=316377184030586

(Kosova Sot Online)