Policia u jep ujë protestuesve, më pas edhe veteranët – policëve

  • E.K /
  • 06 June 2022 - 14:54
Policia u jep ujë protestuesve, më pas edhe veteranët – policëve

Zyrtarë të Policisë së Kosovës të cilët po kujdeseshin për ruajtjen e rendit gjatë protestës se veteranëve para Kuvendit në Prishtinë, janë parë teksa shpërndanin ujë për protestuesit. Më pas edhe këta të fundit kanë vepruar njejtë ndaj zyrtarëve policor.

Veteranët protestuan për mospërfshirjen e tyre në rritjen e pagës minimale.

Pamje kur veteranët u shpërndajnë ujë policëve:

Për miratimin e projektligjit për rritjen e pagës minimale nuk pati kuorum në Kuvend, madje pati edhe tensione.

Veteranët të cilët protestuan zëshëm jashtë Kuvendit për shkak se u lanë jashtë këtij projektligji, pas disa orësh e shpallën të mbyllur protestën. Aty u përdor edhe gazi lotsjellës dhe sipas policisë u lënduan dy zyrtarë policorë.

Veteranët paralajmëruan se do të mblidhen sërish nëse ky projektligj futet sërish në rend dite të seancave të radhës.

(Kosova Sot Online)