Katastrofë në qendër të Prishtinës, bien lisa dhe shtylla

  • E.K /
  • 06 June 2022 - 15:37
Katastrofë në qendër të Prishtinës, bien lisa dhe shtylla

Një stuhi ere në kryeqytet ka rrëzuar lisa e shtylla përreth rrugëve me njerëz.

Disa lisa të rrëzuar në lagjen Pejton të Prishtinës dyshohet se ranë mbi dy persona që mbetën nën ta.

Nuk ka ndonjë konfirmim për gjendjen e personave të cilëve lisat iu ranë përmbi. Fatmir Bilalli nga Ekipi i Emergjencës në Prishtinë tha  vetëm se “po punojmë në atë drejtim”.

Përveç ekipit të mjekëve, në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe Policia dhe zjarrfikësit.

(Kosova Sot Online)