Tragjike: Humb jetën 30-vjeçari që e zuri pema në Prishtinë

  • E.K /
  • 06 June 2022 - 15:44
Tragjike: Humb jetën 30-vjeçari që e zuri pema në Prishtinë

Një person rreth 30-vjeç ka vdekur si pasojë e pemës së rrëzuar nga erëra e fuqishme në lagjen “Pejton” të Prishtinës.

Një tjetër është nisur me autoambulancë drejt emergjencës me lëndime trupore.

Personi i vdekur është ende në vendin e ngjarjes ku i ka rënë pema në kokë ndërsa trupi i tij është mbuluar nga autoritetet.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.

(Kosova Sot Online)