Kapen 26 dele dhe 4 dhi të kontrabanduara në Mitrovicë

  • E.K /
  • 08 June 2022 - 10:32
Kapen 26 dele dhe 4 dhi të kontrabanduara në Mitrovicë

Policia ka ndaluar një automjet në Mitrovicë në të cilin ndodheshin 26 dele dhe 4 dhi, pa dokumentacionin e duhur.

Siç njofton policia,  në konsultim me prokurorin, automjeti me mall është dërguar në terminal doganor për procedim të mëtejshëm, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i policisë:

KONTRABANDË ME MALLRA / Mitrovicë  07.06.2022 – 12:30. Njësitë policore gjatë realizimit të plani operativ pasi kanë ndaluar një automjet të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit kanë konstatuar se i njëjti kishte të ngarkuar kafshë të imëta (26-dele dhe 4-dhi) pa dokumentacion e duhur përcjellës. Në konsultim me prokurorin, automjeti me mall është dërguar në terminal doganor për procedim të mëtejshëm, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)