Rifat Latifi nis raportimin: Kujdesi parësor më i rëndësishmi, është si puna e gjyshes

  • E.K /
  • 08 June 2022 - 13:51
Rifat Latifi nis raportimin: Kujdesi parësor më i rëndësishmi, është si puna e gjyshes

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka nisur raportimin para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, duke thënë se është në këtë pozitë për popullin.

Ai fillimisht foli për kujdesin parësor në shëndetësi, për të cilin tha se është në krye të rëndësisë së nevojave shëndetësore. Këtë ai e krahasoi me rëndësinë e gjyshes.

“Ne po flasim për shtyllat e transformimit të shëndetësisë, po e marrim kujdesin parësor si gjyshen, kurrë nuk flasim mirë për gjyshen, por gjithë e respektojmë. Se kujdesi parësor është çështja me më rëndësi në shëndetësi. S’ka tjetër më me rëndësi, kujdesi parësor merret me preventivën e sëmundjeve, që ne këtu në Kosovë kemi veçmas nevojë me u marrë me të”.

Latifi tha se ata që punojnë në kujdesin parësor, ata që janë të interesuar me qenë e suksesshme, kjo Ministri do t’i kushtojë interesin më të madh të mundshëm.

Ai tha se gjashtë muajt e fundit i ka pasë shumë të ngarkuar me shumë punë dhe se po punon në shumë rrugë, nëpër të cilat duhet kaluar për të transformuar shëndetësinë.

Latifi në këtë drejtim përmendi përmirësimin e ligjeve për shëndetësinë, infrastrukturës dhe bashkëpunimit me vende të tjera.

(Kosova Sot Online)