Kurti është kthyer nga Londra, ministri grek tregon se energjia mbetet ende temë me Kosovën

  • E.K /
  • 09 June 2022 - 09:02
Kurti është kthyer nga Londra, ministri grek tregon se energjia mbetet ende temë me Kosovën

Kryeministri i Kosovës është kthyer në Kosovë pas vizitës të cilën e kishte në Britaninë e Madhe dhe është takuar me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Si temë është diskutuar edhe energjia, problemi i së cilës vazhdon të jetë në Kosovë.

Përmes një postimi në Tëiiter, kryediplomati grek, ka thënë se e ka përmbyllur vizitën zyrtare në Kosovë duke u takuar me Kurtin.

Sigurisht, është folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, si dhe perspektivën evropiane.

“Në përfundim të vizitës sime në Prishtinë, takova kryeministrin kosovar Albin Kurti, për një shkëmbim të frytshëm pikëpamjesh mbi mënyrat e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik dhe energjetik, zhvillimet e fundit në dialogun Beograd-Prishtinë dhe rrugën e Balkanit Perëndimor për në BE”, ka shkruar ai të enjten.

Greqia është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet – por ka qasje konstruktive në rrafshin politik e sidomos atë ekonomik.

(Kosova Sot Online)