E rëndë: Djali e bën për spital nënën në Prishtinë, e godet me karrige

  • E.K /
  • 09 June 2022 - 09:13
E rëndë: Djali e bën për spital nënën në Prishtinë, e godet me karrige

Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen çdo ditë në vendin tonë, ku viktima zakonisht janë gratë. Madje janë të shpeshta rastet kur prindërit denoncojnë fëmijët e tyre për dhunë psikike e fizike. E një rast i tillë është raportuar mbrëmë në rrugën ‘Malush Kosova’ në Prishtinë.

63-vjeçarja ka raportuar në Polici se është rrahur nga djali i saj 36-vjeçar.

Para hetuesve nëna ka deklaruar se i biri e ka goditur atë me karrige, ku si pasojë e kësaj ka marrë lëndime trupore, për çka edhe iu desh të pranonte tretman mjekësor.

Ajo ka kërkuar që të pajiset me urdhërmbrojtje nga Gjykata, pasi ndihet e rrezikuar nga djali i saj.

Pas denoncimit të rastit, Policia ka shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku më pas ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Me vendim të prokurorit, atij i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

(Kosova Sot Online)