A po ia pi dikush kryeministrit cigaren tinëz? Bajqinovci: Me ndodhë kjo, ai ia shti krejt cigaren në gojë

  • E.K /
  • 09 June 2022 - 09:46
A po ia pi dikush kryeministrit cigaren tinëz? Bajqinovci: Me ndodhë kjo, ai ia shti krejt cigaren në gojë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci u pyet nëse dikush në Qeveri mund “t’ia pijë cigaren tinëz” kryeministrit Albin Kurti.

Bajqinovci tha se nëse kjo do të ndodhte, Kurti do t’ia fuste në gojë krejt cigaren.

“Unë mendoj kështu. Kur numri 1 është në rregull, unë besoj që e gjithë shtëpia është në rregull. Por pahiri me ndodhë dikush me e pi cigaren, unë mendoj që ai ia shti cigaren në gojë krejt. Edhe nëse e pi, ia shti cigaren në gojë krejt, edhe e largon”, tha ai.

“Nuk vjen puna kur numri 1 nuk vjedh, me vjedhë të tjerët”, tha Bajqinovci.

Ai theksoi se këtë po e thotë vetëm figurativisht.

“Unë nuk thashë me e mbytë”, tha deputeti.

(Kosova Sot Online)