Arrestohet burri nga Malisheva, ngacmoi sek*ualisht një grua

  • E.K /
  • 09 June 2022 - 10:41
Arrestohet burri nga Malisheva, ngacmoi sek*ualisht një grua

Një rast i ngacmimit seksual ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në Malishevë, ku një person dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht një grua.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar nga njësitet e Policisë, ndërsa më vonë, me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh. 

(Kosova Sot Online)