Vushtrriasi thotë se i është uzurpuar prona, Policia nis hetimet

  • E.K /
  • 09 June 2022 - 10:54
Vushtrriasi thotë se i është uzurpuar prona, Policia nis hetimet

Një burrë nga fshati Maxhunaj i Vushtrrisë ka raportuar në Polici se një person tjetër ia ka uzurpuar pronën.

Policia ka njoftuar se është iniciuar rasti “Uzurpim i pronës” ndërsa është njoftuar edhe prokurori.

Në raport nuk tregohet nëse ka pasur të arrestuar, mirëpo vetëm që rasti është nën hetime.

(Kosova Sot Online)