I dhanë alkool derisa i ra të fikët, dalin detaje troditëse nga vdekja e të riut

  • E.K /
  • 09 June 2022 - 11:35
I dhanë alkool derisa i ra të fikët, dalin detaje troditëse nga vdekja e të riut

Ngjarja tronditëse në Universitetin e Misurit në SHBA tetorin e vitin të kaluar, është duke shkuar drejt zbardhjes. Prindërit e 19 vjeçarit kanë paditur dy djem të rinj si përgjegjës për ngjarjen që i shkaktoi djalit të tyre dëme të përhershme në tru, sipas Daily Mail.

Djali në fjalë mbeti i verbër dhe i paaftë për të ecur apo folur pasi u detyrua pinte një shishe me alkool. Dhe për këtë ngjarje, familja e Danny Santullit akuzon Samuel Gandhi dhe Alec Wetzler, duke pretenduar se ata e detyruan të birin e tyre që të pinte derisa i ra të fikët tetorin e kaluar.

Familja tregon se si Gandhi dhe Wetzler shënjestruan djalin e tyre dhe më pas e lanë atë të shtrirë në një divan. Ai u dërgua në spital, por deri atëherë Danny kishte pësuar dëmtime të rënda të trurit.

Tani, ndodhet në shtëpi nën kujdesin e nënës së tij, e cila la punën e saj si bankiere për t’u kujdesur për të me kohë të plotë, ndërsa mjekët thonë se ai nuk ka gjasa të ecë apo të flasë më. Ndërkohë sa i përket autorëve, Wetzler është akuzuar për blerjen e alkoolit për të mitur, por askush tjetër nuk është akuzuar penalisht për incidentin.

Gandhi është një student i arkitekturës që do të diplomohet vitin e ardhshëm. Padia kundër tyre detajon se si ata dhe të i jepnin me forcë birrë Santullit, derisa pësoi atak kardiak.

Sipas padisë, dyshja donin ta bënin natën të paharrueshme, kështu që e mbushën shtëpinë me ‘kokainë, marihuanë dhe alkool’.

(Kosova Sot Online)