Fat i keq? Çfarë i ndodhi Presidentit të ri të Shqipërisë në takimin me Topin dhe Mejdanin

  • E.K /
  • 09 June 2022 - 12:30
Fat i keq? Çfarë i ndodhi Presidentit të ri të Shqipërisë në takimin me Topin dhe Mejdanin

Pak ditë pasi u votua nga Kuvendi i Shqipërisë si president i vendit, Bajram Begaj ka zhvilluar sot takime, me ish-krerë të shteteve, për të marrë këshilla nga eksperienca e tyre.

Begaj u takua me ish-presidentin Alfred Moisiu, Bamir Topin si dhe me Rexhep Mejdanin. Takimi zgjati përreth një orë dhe u zhvillua në ambientet e Pallatit të Brigadave.

Ndërkohë një “incident” i vogël është regjistruar në nisje të takimit të presidentit të ri Bajram Begaj me paraardhësit e tij, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi. Teksa makina e tij hynte në oborr, një mace i ka prerë rrugën.

(Kosova Sot Online)