Parada e Krenarisë, hidhen mjete piroteknike në drejtim të marshuesve

  • G.G /
  • 09 June 2022 - 14:11
Parada e Krenarisë, hidhen mjete piroteknike në drejtim të marshuesve

Gjatë Paradës së Krenarisë që është duke u mbajtur sot në Prishtinë, është shënuar një incident.

Media ka raportuar nga vendi i ngjarjes se dikush ka hedhur mjete piroteknike në drejtim të marshuesve.

Policia e Kosovës menjëherë ka reaguar dhe e kanë kontrolluar personin që e ka gjuajtur mjetin piroteknik.

(Kosova Sot Online)