Hysen Durmishi ka disa fjalë për Sami Lushtakun

  • E.K /
  • 09 June 2022 - 14:37
Hysen Durmishi ka disa fjalë për Sami Lushtakun

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi,  tha  se me Sami Lushtakun do të shihen në gjykatë.

Durmishi u shpreh se nuk e ka ndërmend të merret me deklaratat e nënkryetarit të Skenderajt dhe se atë çfarë ka pasur ta thotë e ka thënë.

“S’mirrna me deklarata të Sami Lushtakut. Nuk e di a më ka përmend por unë s’e kam ndërmend me u marrë me të. Krejt çka kom pasë e kam thanë. Nëse ai ka paralajmëru padi atëherë shihemi në gjykatë”, tha Durmishi në një prononcim.

Sot gjatë ditës, ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, u shpreh jashtëzakonisht i ashpër ndaj deklaratës së mbrëmshme të Durmishit i cili tha se në ministrinë e Infrastrukturës ua kanë prishur planet njerëzve të Lushtakut që fitonin miliona në atë dikaster qeveritar.

Lushtaku në një bisedë telefonike tha se kryeministri Albin Kurti dhe vartësit e tij mund të kapen për organin e tij gjenital.

“Albin Kurti munët me m’kap veç për k**i, Albin Kurti edhe do ministra që i ka munën me mu kap veç për k**i. As s’ki çka me m’nalë. Le të kallzojnë çka m’ka nalë. As s’kom firmë, as shokë që kanë firma që i mbajnë rrugët.  I kanë policinë, le të tregojnë cilat firmat. Ata po e dijnë që unë jam kritik i Albin Kurtit dhe jam zëshëm e jo nër tavolina jam hapur edhe këtu është krejt problemi”, tha Lushtaku.

Lushtaku tha se Durmishi po shpif për të në mënyrë që ta zhvendosë vëmendjen nga skandalet në ministri dhe për të njëjtin ka paralajmëruar padi.

“Ai është duke gënjy dhe po dëshiron me e zhvendosë vëmendjen prej skandaleve ne ministri duke shpifë për mu. E kam thirrë avokatin tem dhe shpejt ka me u përgatitë padia kundër zëvendësministrit Durmishi dhe ministrit Aliu”, tha Lushtaku.

(Kosova Sot Online)