Prugovci, Lebana dhe Besia nesër kanë ndërprerje të furnizimit me ujë

  • E.K /
  • 09 June 2022 - 15:22
Prugovci, Lebana dhe Besia nesër kanë ndërprerje të furnizimit me ujë

Kompania Rajonale “Ujësjellësi” ka bërë të ditur se nesër do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm konsumatorët e fshatrave Prugovc, Lebanë dhe Besi.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se ndërprerja e ujit do të bëhet nga ora 10:00 deri në 15:00.

“Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm janë punimet e planifikuara teknike, konkretisht Ndërtimi i Pusetës Zonale për atë pjesë”.

“Ua kujtojmë se, çfarëdo investimi/intervenimi në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit realizohet për shërbime gjithnjë e më cilësore për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)