Sveçla sheh nga afër përdorimin e pajisjeve të reja për kapjen e drogës

  • A.P /
  • 09 June 2022 - 19:09
Sveçla sheh nga afër përdorimin e pajisjeve të reja për kapjen e drogës

Policia e Kosovës ka pranuar si donacion disa skanerë të dorës, kamera termike e endoskop të dronëve nga UNDP-ja, mjete këto të cilat shërbejnë në luftimin e kontrabandës.

Pajisjet e pranuara do t’u shërbejnë organeve të rendit, për zbulimin e armëve dhe municioneve nëpër pika kufitare brenda veturave të dyshimta.

Derisa janë demonstruar edhe praktikisht ushtrimet për përdorimin e këtyre pajisjeve, të cilat nga afër, për herën e parë, i ndoqi edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Kurse, përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Kosovë, Mario Suokko, tha se mburren që janë duke përkrahur Kosovën, në mënyrë që të kemi një rajon të siguruar.

Vlera e pajisjeve që të enjten policia i mori falë është 440 mijë dollarë.

(Kosova Sot Online)