Putin e konsideron veten car: Jam njësoj si Pjetri i Madh

  • 09 June 2022 - 20:19
Putin e konsideron veten car: Jam njësoj si Pjetri i Madh

Vladimir Putin e ka krahasuar veten me Pjetrin e Madh, monarkun rus të shekullit të 18-të, duke lënë të kuptohet se e konsideron veten një “car”.

Në deklaratën e tij, presidenti rus, dukej se pranonte se lufta në Ukrainë ishte pjesë e një pushtimi perandorak. Në një takim me sipërmarrës të rinj dhe shkencëtarë, Putin u shpreh se po i kthente Rusisë territorin që i përket.

Pjetri i Madh udhëhoqi Luftën e Veriut për 21 vite. Dukej sikur ai po luftonte me Suedinë dhe po pushtonte territore. Ai nuk po pushtonte asgjë! Ai po i merrte përsëri ato!”, tha Putin.

(Kosova Sot Online)