
A janë sulmuar pjesëtarët e komunitetit LGBTQ+ gjatë këtij viti?

Këtë të enjte për herë të gjashtë radhazi është mbajtur Parada e Krenarisë. Këtu është kërkuar trajtim i barabartë i komunitetit LGBTIQ+ që përfshin lesbiket, homoseksualët, biseksualët dhe transeksualët.
Por, përtej kësaj dite, pjesëtarët e këtij komuniteti shpesh përballen me kërcënime, kur shprehin haptazi orientimin e tyre seksual.
Këta ndihen të diskriminuar nga familja, por edhe nga institucionet.
Kështu shprehet Arbër Nuhiu, nga Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore.
Megjithatë, Policia e Kosovës mbetet institucioni që sipas tyre, i trajton në mënyrë profesionale rastet e këtij komuniteti.
E pikërisht nga ky institucion, pjesëmarrës në Paradën e Krenarisë, ishte drejtori i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti.
Për dhunën që u tha se ushtrohet ndaj pjesëtarëve të komuntietit LGBTIQ+, i pari i këtij institucioni thotë se s’ka informata.
Madje, i njëjti po vlerëson që rastet e sulmeve ndaj këtij komuniteti janë të izoluara.
Java e krenarisë filloi me 6 qershor, ndërsa përfundoi gjatë së enjtes.
(Kosova Sot Online)