Reshje shiu me stuhi e shkarkime rrufesh sot, paralajmërohen edhe vërshime

  • E.K /
  • 10 June 2022 - 07:51
Reshje shiu me stuhi e shkarkime rrufesh sot, paralajmërohen edhe vërshime

Reshje shiu me stuhi e shkarkime rrufesh sot, paralajmërohen edhe vërshime

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe nesër në vend. Sipas IHMK’së, sot pritet të ketë reshje shiu me stuhi dhe shkarkime rrufesh. Është paralajmëruar edhe për vërshime.

Në vende të kufizuara, ekziston rrezik edhe për breshër. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.

“Fushat e fuqishme ciklonike të cilat kanë përfshirë vendin, vazhdojnë të jenë të paqëndrueshme, duke krijuar kushte për mot me intervale të shkurta me diell dhe vranësira konvektive të cilat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje shiu me stuhi dhe shkarkime rrufesh. Reshjet me intensitet më të lartë priten në jug, jugperëndim, perëndim dhe veriperëndim të vendit. Në vende të kufizuara ekziston rrezik për breshër. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga juglindja, perëndimi  dhe jugperëndimi e lehtë dhe lokalisht e forte”, thuhet në njoftim.

Instituti apelon tek qytetaret që në kohën kur fillojnë reshjet me stuhi, të qëndrojnë brenda lokaleve, shtëpive dhe vendeve tjera të sigurta.

“Apelohet tek qytetaret që në kohën kur fillojnë reshjet me stuhi, të qëndrojnë brenda lokaleve, shtëpive dhe vendeve tjera të sigurta. Qytetet për shkak të reshjeve të shpejta mund të kenë problem me vërshime”, thuhet në njoftim

(Kosova Sot Online)