Vizita e kancelarit të Gjermanisë, Kurti e Rohde dalin në aeroport për ta pritur

  • E.K /
  • 10 June 2022 - 09:52
Vizita e kancelarit të Gjermanisë, Kurti e Rohde dalin në aeroport për ta pritur

Kryeministri Albin Kurti bashkë me ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, janë bërë gati për ta pritur kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në aeroportin e Prishtinës.

Një fotografi derisa po e presin bashkë e ka ndarë ambasadori gjerman, i cili tha se “mezi po e presin”.

“Bashkë me kryeministrin Albin Kurti mezi po e presim ardhjen e kancelarit Scholz në Kosovë”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Scholz pritet të mbajë takimin me kryeministrin Kurti nga ora 10:45 në Qeverinë e Kosovës.

Përveç Kurtit, Scholz do t’i vizitojë edhe ushtarët gjermanë që shërbejnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë. 

(Kosova Sot Online)