Kurti: Në fund të vitit planifikojmë të aplikojmë për statusin e vendit kandidat në BE

  • E.K /
  • 10 June 2022 - 11:51
Kurti: Në fund të vitit planifikojmë të aplikojmë për statusin e vendit kandidat në BE

Kryeministri Albin Kurti në konferencën e përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz ka bërë të ditur se në fund të këtij viti do të aplikojë për statusin e vendit kandidat në BE.

Ai tregoi se nga Gjermania ka marrë edhe mbështetjen e plotë për anëtarësim në Këshill të Europës.

“Kërkesa jonë  për mbështetje për anëtarësim në Këshill të Europës ka hasur në mirëkuptim të plotë, do të vazhdojmë edhe në aspiratën tonë për aplikim në BE fund të këtij viti”.

(Kosova Sot Online)