Scholz zbulon detaje për takimin e Kurtit dhe Vuçiq në Berlin

  • E.K /
  • 10 June 2022 - 12:21
Scholz zbulon detaje për takimin e Kurtit dhe Vuçiq në Berlin

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet ta mbyllin çështjen e hapur mes vete për të vazhduar drejt rrugës për në BE.

Ai tha se në Berlin ka pasë takime të përbashkëta mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, për të cilin tha se është shenjë e mirë.

“Kjo ka qenë një shenjë e mirë sepse ka pasë gjëra që kanë ecur përpara. Mendoj që te një pikë apo një tjetër do të vijë te përparimi, për shembull furnizimi me energji. Është diçka që në fund kërkohet pragmatizëm në mënyrë që çështjet finale të zgjidhen në kuadër të dialogut, qëllimi i gjithë kësaj është përafrimi me BE, duhet të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura që ekzistojnë”.

Kancelari gjerman foli edhe për Serbinë dhe politikën e saj të mosvendosjes së sanksioneve që po ndjek karshi Rusisë.

“Kush bëhet anëtar i BE-së duhet të pranojë gjithë regjimin që vjen, po flas për rregullat e përbashkëta, duhet t’i pranojë të gjitha, legjislacionit, demokracinë, hapjen, transparencën dhe një politiktë të përbashkët kundrejt vendeve të tjerë. Këtu bën pjesë edhe sanksionet që BE i ka vendosur, kjo duhet të pranohet nga një vend që synon BE-në”. 

(Kosova Sot Online)