Scholz nga Prishtina ia tregon “shartet” Serbisë, nëse e do BE-në

  • E.K /
  • 10 June 2022 - 12:42
Scholz nga Prishtina ia tregon “shartet” Serbisë, nëse e do BE-në

Kancelari gjerman Olaf Scholz nga Prishtina i ka dërguar mesazhe të qarta Serbisë se nuk mund të bëhet shtet anëtar i BE-së pa i pasë të gjitha qëndrimet e njëjta me Unionin.

Ai tha se s’duhet të ketë dyshime mbi vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë për të dënuar agresionin e saj në Ukrainë.  

“Kush bëhet anëtar i BE-së duhet të pranojë gjithë regjimin që vjen, po flas për rregullat e përbashkëta, të cilat i kemi zhvilluar. Duhet t’i pranojë të gjitha, legjislacionit, demokracinë, hapjen, transparencën dhe një politikë të përbashkët kundrejt vendeve të tjera. Këtu bën pjesë edhe regjimi i sanksioneve që BE i ka vendosur ndaj Rusisë dhe kjo duhet të pranohet nga një vend që synon BE-në. Nuk duhet të ketë iluzione sa i përket kësaj”.

Ndërkaq, kryeministri kosovar Albin Kurti, tha se natyrisht që Ukraina është në qendër të vëmendjes dhe zemrën e të gjithë për atë që po kalon, por tha se krahas saj në vëmendjen të BE-së duhet të jetë edhe Ballkani Perëndimor.

“Jemi për anëtarësimin e Ukrainës në BE. Ajo është në vëmendjen dhe zemrat e të gjithëve që duan paqen dhe demokracinë. Nnatyrisht është fokusi të Ukraina, por unë besoj që duhet të jenë të dyja edhe Ukraina dhe Ballkani Perëndimor, do të doja që të shkojë gjithçka më shpejt. BE është fati ynë, duam një Kosovë europiane, një Ballkan europian”.

(Kosova Sot Online)