Një 27-vjeçar gjendet i vdekur në një shtëpi në Gjilan, Policia thotë se s’kishte shenja dhune

  • E.K /
  • 10 June 2022 - 14:57
Një 27-vjeçar gjendet i vdekur në një shtëpi në Gjilan, Policia thotë se s’kishte shenja dhune

Një 27-vjeçar është gjetur i vdekur në një shtëpi në Gjilan.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani ka deklaruar se në trupin e viktimës s’ka pasur shenja dhune.

“Ju njoftoj se sot rreth orës 07 e 25 Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale në Gjilan është njoftuar për një rast ku një person është gjet pa shenja jete në një shtëpi pranë rrugës “Tranzit” në Gjilan. Ekipet e hetuesve dhe forenzikës rajonale në bazë të ekzaminimit të vendit të ngjarjes kanë konstatuar se personi i pajetë, pa shenja dhune në trup është shtetas i Kosovës i lindur me (1995) me banim në Gjilani”, tha Hashani.

Trupi i viktimës do të dergohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për kryerjen e obduksionit.

“Hetimet do të zhvillohen nga Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale në koordinim me prokurorin e shtetit. Rasti do të hetohet si “hetim i vdekjes”, ka deklaruar Hashani.

(Kosova Sot Online)