Pas Kosovës, Scholz shkon në Beograd për një vizitë të shkurtër

  • E.K /
  • 10 June 2022 - 15:24
Pas Kosovës, Scholz shkon në Beograd për një vizitë të shkurtër

Flamuj të Gjermanisë dhe Serbisë janë shfaqur në qendër të Beogradit në shenjë mikëpritje për kancelarin Scholz i cili pas vizitës në Prishtinë udhëton për në Beograd.

Kancelari Scholz do të pritet nga president serb Aleksander Vuçiq shkruan N1.

Temë kryesore diskutimi pritet të jetë edhe mosvënia e sanksioneve ndaj Rusisë nga ana e Serbisë për invazionin në Ukrainë.

Tjetër temë që pritet të diskutohet është edhe rifillimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Kancelari Scholz e ka nisur turin e tij dy ditor në Ballkan me qëndrimin në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)