Falsifikim i parave: Policia publikon fotografinë e një vajze

  • A.P /
  • 10 June 2022 - 18:31
Falsifikim i parave: Policia publikon fotografinë e një vajze

Policia e Kosovës ka publikuar fotografitë e një vajze dhe kërkon ndihmë  nga qytetarët, që ta gjejnë atë. Publikimin e fotografive, Policia shkruan se e ka bërë me autorizim të Prokurorisë.

Nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Falsifikim i parasë”, Policia Rajonale e Prizrenit, kërkon ndihmë që ta gjejë, e rrjedhimisht ta arrestojë një vajzë.

Shkrimi i plotë i Policisë:

Kërkesë për bashkëpunim

Prizren, 10  qershor 2022

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, me autorizimi të Prokurorisë  Themelore në Prizren, bazuar në ligjin  për publikimin e fotografive me qëllim të identifikimit  të personit, e me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon:

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët;

Personi i kërkuar është:

• NN, i gjinisë femërore

E dyshuara  kërkohet  për veprën penale  sipas autorizimit  të Prokurorisë  Themelore në Prizren: Falsifikim i parasë nga neni 296, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192  (pa pagesë)

038-5080-6000, Drejtoria Rajonale – Prizren

038-5080-6121 Stacioni Policor – Prizren

– E-mail adresa: [email protected]

(Kosova Sot Online)