Latifi zgjodhi mjekun e preferuar dhe dhomën për t’u operuar në QKUK

  • A.P /
  • 10 June 2022 - 20:19
Latifi zgjodhi mjekun e preferuar dhe dhomën për t’u operuar në QKUK

Sot, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi në Klinikën Emergjente nuk shkoi për të parë gjendjen e saj, por për gjendjen e tij shëndetësore.

Kjo pasi një shqetësim që ndjeu në bark e që kishte të bënte me apendicitin, i njohur në popull si zorra qorre, detyroi ministin Latifi të kërkojë ndihmë nga mjekët.

Ani pse aty kishte një ekip kujdestar, Televizioni mëson se kreu i Ministrisë së Shëndetësisë zgjodhi vet mjekun që do ta trajtonte atë.

E për t’i bërë një vend ministrit, një pacient u detyrua t’ia lirojë dhomën.

(Kosova Sot Online)