Vjedhja e 2.1 milionë eurove, sot mbahet seanca

  • E.K /
  • 13 June 2022 - 08:06
Vjedhja e 2.1 milionë eurove, sot mbahet seanca

Në Gjykatën Themelore, Prishtinë – sot të mbahet seanca e radhës për vjedhjen e 2 milionë e 77 mijë e 995 eurove nga Thesari i Shtetit.

Të akuzuar janë Labinot Gruda dhe Kadei Shala.

Ata dyshohet që në tetor të vitit 2020 kanë përdorur thesarin e shtetit për të bërë një transaksion të paligjshëm.

Seanca e kaluar e mbajtur më 30 maj të këtij viti është shtyrë për shkak të mungesës së gjykatëses Shadije Gërguri. 

(Kosova Sot Online)