Gjuriq: Raportet SHBA-Serbi kanë përpara një të ardhshme të madhe

  • E.K /
  • 13 June 2022 - 08:10
Gjuriq: Raportet SHBA-Serbi kanë përpara një të ardhshme të madhe

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, ka thënë se marrëdhëniet ndërmjet SHBA-ve dhe Serbisë “kanë përpara një të ardhshme të madhe”.

Gjuriq i ka cilësuar këto raporte si gjithnjë e në rritje, raporton agjencia e lajmeve serbe Tanjug.

“Marrëdhëniet midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara bazohen në një traditë 140-vjeçare, lidhje të pathyeshme të qindra mijëra serbëve amerikanë me atdheun, lidhjet politike, ekonomike, arsimore, kulturore dhe shkencore”, ka thënë Gjuriq gjatë një interviste.

Më 23 prill të këtij viti, Gjuriq ishte takuar me presidentin amerikan Joe Biden, në Shtëpinë e Bardhë.

(Kosova Sot Online)