Gjuriq: Kurti tregoi nervozizëm për shkak të lobimit serb

  • E.K /
  • 13 June 2022 - 10:44
Gjuriq: Kurti tregoi nervozizëm për shkak të lobimit serb

Ambasadori i  Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, ka thënë që se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë në rritje të vazhdueshme dhe se partneriteti i tyre ka përpara një të ardhme të madhe dhe të dobishme reciproke.

“Marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara bazohen në një traditë 140-vjeçare, në lidhjet e pathyeshme të qindra mijëra serbëve amerikanë me atdheun amë, në lidhjet politike, ekonomike, arsimore, kulturore dhe shkencore. Ne gjithashtu po punojmë së bashku për tejkalimin e trashëgimisë së viteve 1990 dhe duam t’i kthejmë marrëdhëniet në shtigjet e lavdisë së vjetër”, tha Gjuriq në një intervistë për Politika.

Gjuriq theksoi se ftesën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për vizitë në Serbi, së fundi ia ka përcjellë presidentit të SHBA-ve, Joseph Biden dhe ka shprehur besimin se vizita do të bëhet në periudhën e ardhshme.

“Presidenti Biden dhe presidenti Vuçiq mbajnë komunikim shumë të mirë”.

Duke komentuar efektin e vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Uashington, Gjuriq thotë se “ka treguar një nervozizëm për shkak të lobimit serb dhe pranisë në qendrat ku ai dhe të ngjashmit e tij njerëzit kishin monopolin e mbështetjes së SHBA-së”.

(Kosova Sot Online)