Ky shtet po përballet me valën më të nxehtë të 20 viteve të fundit, temperaturat shkrojnë në 45°C

  • E.K /
  • 12 June 2022 - 11:13
Ky shtet po përballet me valën më të nxehtë të 20 viteve të fundit, temperaturat shkrojnë në 45°C

Spanja është përfshirë nga vala më e nxehtë e të paktën 20 viteve të fundit.

Kështu shkruajnë mediat e huaja, ndërsa shtojnë se një rrymë e nxehtë që vjen nga Afrika e Veriut ka rritur temperaturat deri në 45°C dhe vala mbytëse mund të zgjasë në pjesën më të madhe të Spanjës deri më 15 qershor.

Dhe kjo nuk është vetëm gjatë ditës. Remperaturat gjatë natës arrijnë një minimum prej 24 gradësh.

Zyra meteorologjike e Spanjës thotë se valët e të nxehtit po bëhen më të shpeshta dhe se ngrohja globale do të thotë se vera fillon 20 deri në 40 ditë më herët se 50 vjet më parë.

(Kosova Sot Online)