Publikohet raporti MSH-së: Ja sa persona u infektuan me Covid në Kosovë

  • E.K /
  • 13 June 2022 - 12:18
Publikohet raporti MSH-së: Ja sa persona u infektuan me Covid në Kosovë

Katër persona janë infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit, raporton Gazeta Blic.

Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, e cila ka bërë të ditur se dje nuk janë vaksinuar asnjë qytetar, pasi të dielave nuk ka vaksinim.

Numri i rasteve aktive në Kosovë është 48.

Njoftimi i plotë:

13 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 0 doza të vaksinës kundër COVID-19 (të dieleve nuk ka vaksinim v.j.)

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.850 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.417 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.974 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 221 testime,4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.255.

Në total numri i rasteve aktive është 48.

(Kosova Sot Online)