Kanadezi synon të thyej rekordin botëror, të lundrojë në Oqeanin Atlantik deri në 3 mijë kilometra

  • E.K /
  • 13 June 2022 - 12:54
Kanadezi synon të thyej rekordin botëror, të lundrojë në Oqeanin Atlantik deri në 3 mijë kilometra

Kanadezi synon të thyej rekordin botëror, dëshiron të lundrojë në Oqeanin Atlantik me anijen 1-metërshe,  i etur t’i kalojë 3 mijë kilometra

Një baba mëton të lundroj për 3 mijë kilometra në Oqeanin Atlantik, në një anije të vogël 1 metërshe që e ka ndërtuar vetë, dhe me këtë synon të thyej rekordin botëror.

Andrew Bedwell, 48-vjeç nga Newfoudland i Kanadasë, gjatë vitit të ardhshëm synon të thyej rekordin botëror për lundrim me anijen më të vogël nëpër Oqeanin Atlantik.

Ai udhëtimin e tij e krahason me një njeri kur ngec në “shportën e mbeturinave”, dhe detyrohet të qëndrojë brenda për 90 ditë.

Ideja për të udhëtuar më anijen që e ndërtoi vet i erdhi nga libri i Hugo Vihlen, që aktualisht mban rekordin për lundrim me anijen më të vogël (1.6 metra) që e realizoi 30 vite më parë.

Anija e punuar nga fibër xhami, është gjysmë metri më e shkurtër dhe arrin të lëvize me një shpejtësi prej 5 kilometra në orë, është një lloj modifikimi i anijes së dizajnuar nga Tom McNally.

(Kosova Sot Online)