Kështu u përgjigjet Haxhi Avdyli reagimeve ndaj Donika Gërvallës

  • 13 June 2022 - 13:07
Kështu u përgjigjet Haxhi Avdyli reagimeve ndaj Donika Gërvallës

Haxhi Avdyli, deputet i “Listës Guxo”, brenda grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje – i ka dalë në mbrojtje Donika Gërvallës.

Gërvallës i është kërkuar dorëheqja nga posti i ministres së jashtme, pasi s’e ka përmendur UÇK-në në urimin për Ditën e Çlirimit të Kosovës.

Avdyli e ka shpërndarë një status ku mbrohet Donika Gërvalla.

“Ata që e kanë sha t’birin e Adem Jasharit nuk osht seri qe e shajnë edhe t’bijen e Jusuf Gërvallës”, thuhet në statusin e një qytetari të cilin e ka shpërndarë deputeti Avdyli.

E opozita në Kosovë, Gërvallën vazhdimisht po e cilëson ai “anti-UÇK”. 

(Kosova Sot Online)