Sa para fitoi Rusia nga eksportet e energjisë në 100 ditët e para të luftës

  • E /
  • 13 June 2022 - 14:27
Sa para fitoi Rusia nga eksportet e energjisë në 100 ditët e para të luftës

Hulumtimet e reja tregojnë se Rusia fitoi rreth 100 miliardë euro nga eksportet e naftës dhe gazit gjatë 100 ditëve të para të konfliktit në Ukrainë, megjithëse të ardhurat e saj ranë në maj, shkruan BBC.

Raporti, nga Qendra e pavarur për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër paralajmëron gjithashtu për boshllëqet e mundshme në përpjekjet e BE-së dhe SHBA-së për të kufizuar importet nga Rusia.

Eksportet e naftës dhe gazit rus po bien dhe të ardhurat e Moskës nga shitja e energjisë kanë rënë gjithashtu nga një kulm prej mbi 1 miliard dollarë në ditë në mars.

Por ato mbeten shumë të larta sipas standardeve historike dhe ende tejkalojnë vlerësimet e publikuara gjerësisht të kostos së luftës në Ukrainë.

Raporti thotë se embargoja e planifikuar e BE-së e naftës do të ketë një ndikim të rëndësishëm. Por ai paralajmëron se sasi të mëdha të naftës së papërpunuar ruse tani po dërgohen në Indi, ku ato rafinohen dhe shiten shpesh te klientët në SHBA dhe Evropë.

Raporti thekson gjithashtu se ndërsa Rusia kërkon tregje të reja për naftë, shumica e saj po transportohet me anije dhe shumica e anijeve të përdorura janë në pronësi evropiane.

(Kosova Sot Online)