Abazoviq në Kyiv, këta janë dy kryeministrat ballkanikë që do t’i marrë me vete

  • E.K /
  • 13 June 2022 - 14:45
Abazoviq në Kyiv, këta janë dy kryeministrat ballkanikë që do t’i marrë me vete

Tre kryeministra të Ballkanit Perëndimor pritet ta vizitojnë kryeqytetin e Ukrainës, Kyivin.

E përditshmja malazeze, ‘Vijesti’ shkruan se kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq e ka pranuar ftesën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe se do t’i marrë me vete edhe kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në një bisedë telefonike të enjten, Zelensky e ftoi Abazoviqin ta vizitojë Kyivin.

Sipas ‘Vijestit’, Rama e Kovaçevski e kanë pranuar idenë e Abazoviqit dhe mbetet të merren vesh për datën se kur do të shkojnë në Ukrainë.

Ideja e Abazoviq ishte që vizitës t’i bashkoheshin të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor.

“Dritan Abazoviq do të nisë një ide për një vizitë të përbashkët në Kyiv nga kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht nga vendet e NATO-s të rajonit, me qëllim dërgimin e një mesazhi më të fortë dhe të bashkuar të mbështetjes së Ballkanit Perëndimor për sovranitetin dhe integritetin e Ukrainës”, u tha në një komunikatë të qeverisë malazeze.

(Kosova Sot Online)