Tragjedia në Podujevë, raportohet se babai vrau të birin për një pronë

  • A.P /
  • 13 June 2022 - 20:19
Tragjedia në Podujevë, raportohet se babai vrau të birin për një pronë

Një vrasje e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:00 në fshatin Peran të Podujevës.

Dyshohet se të përfshirë janë dy persona të fshatit Bajçinë, saktësisht babai dhe djali i tij.

Sipas medias lokale, dyshimet e para janë se babai vrau me kallash djalin e tij, për shkak të një problemi me tokë.

Rastin  e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci

(Kosova Sot Online)