Detaje të reja nga vendi i ngjarjes: Ja si e vrau babai të birin në Peran të Podujevës

  • A.P /
  • 13 June 2022 - 22:43
Detaje të reja nga vendi i ngjarjes: Ja si e vrau babai të birin në Peran të Podujevës

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në pasditen e sotme në fshatin Peran të Podujevës, ku një person ka mbetur i vrarë si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Sipas medias lokale dyshohet se babai e ka vrarë djalin e tij.

Dyshohet se babai vrau djalin pas mosmarrëveshjeve për pronë.

Motivet që dyshohet se ndodhi vrasja

Sipas mediave lokale, i vrarë ka mbetur E. Ismajli ndaj të cilit dyshohet se me armë zjarri ka shtënë babai i tij, N. Ismajli.

Identiteti i viktimës dhe dorasit

Policia e Kosovës e ka konfirmuar  se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00.

“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Konfirmimi i Policisë së Kosovës për rastin

Në media u publikuan edhe fotografitë e të riut E.Ismajli, i cili mbeti i vrarë dhe babait të tij, dorasit N.Ismajli.

Image

(Kosova Sot Online)