Haradinaj uron ushtrinë amerikane në 247 vjetorin e themelimit

  • E.K /
  • 14 June 2022 - 10:36
Haradinaj uron ushtrinë amerikane në 247 vjetorin e themelimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar ushtrinë e SHBA-së në 247 vjetorin e themelimit.

Haradinaj ka thënë se në këtë ditë historike shprehim falenderim dhe mirënjohje të thellë për ndihmën që ushtria amerikane I dha Kosovës në momentet vendimtare.

“Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbron lirinë, demokracinë, paqen dhe sigurinë botërore. Sot në 247-vjetorin e themelimit të saj, kujtojmë sakrificën, trimërinë dhe përkushtimin e burrave dhe grave që shërbyen e shërbejnë në këtë ushtri dhe që janë bërë frymëzim për ushtritë dhe demokracitë në botë.  Në këtë ditë historike, urojmë popullin, Ushtrinë dhe institucionet amerikane, me falënderim dhe mirënjohje të thellë për ndihmën që i dhanë Kosovës dhe popullit të saj në momentet vendimtare historike dhe për mbështetjen që vazhdojnë të ofrojnë për një Kosovë e rajon më stabil e më të sigurt”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)