Përfshihet nga flakët banesa, familja mbetet në qiell të hapur

  • E.K /
  • 14 June 2022 - 10:56
Përfshihet nga flakët banesa, familja mbetet në qiell të hapur

Në një banesë në fshatin Granze të Krujës ka rënë zjarr. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës dhe bëhet fjalë për banesën e Pëllumb Kiçit.

Mësohet se familjarët kanë lajmëruar zjarrfikësit e Krujës, por kur ata mbërritën në vendngjarje çdo gjë ishte shkrumbuar.

Sipas familjarëve, shkak janë bërë kabllot e tensionit, megjithatë pritet zbardhja e ngjarjes nga specialistet e hetimit.

Familja Kiçi tashmë ka mbetur në qiell të hapur dhe u bën apel institucioneve për ndihmë.

(Kosova Sot Online)