Sot varroset 32-vjeçari nga Podujeva, dyshohet se e vrau babai i tij

  • E.K /
  • 14 June 2022 - 12:20
Sot varroset 32-vjeçari nga Podujeva, dyshohet se e vrau babai i tij

Një vrasje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Peran të Podujevës. Atje dyshohet se babai ka qëlluar me armë zjarri në djalin e vet, duke e lënë të vdekur.

Mediat lokale në Podujevë kanë raportuar se viktima është E.Ismajli, 32 vjeç, ndërsa familjarët e tij kanë njoftuar se i ndjeri do të varroset sot në fshatin Bajqinë.

Policia e Kosovës dje ka arrestuar babain e të ndjerit, i cili dyshohet se është dorasi, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe gëzhoja plumbash. 

(Kosova Sot Online)