Gruaja e Kurtit me apartment 400 mijë euro dhe 23 mijë euro “cash” në bankë

  • G.G /
  • 14 June 2022 - 13:06
Gruaja e Kurtit me apartment 400 mijë euro dhe 23 mijë euro “cash” në bankë

Rita Augestad Knudsen, gruaja e kryeministrit Albin Kurti, është shumë më e pasur se bashkëshorti i saj. Vetëm një apartment që ka në pronësi, kushton rreth 400 mijë euro, pavarësisht se për blerjen e tij ka një kredi në vlerë 290 mijë euro. Këtë kredi e ka marrë për 25 vite.

Kështu thuhet në regjistrin për deklarimin e pasurisë të kryeministrit Albin Kurti, të publikuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit.

Bashkëshortja e kryeministrit ka edhe kogja para të gatshme në bankë. Ajo ka deklaruar se ka të kursyera 23 mijë euro në një bankë në Oslo të Norvegjisë.

Të hyrat vjetore të saj sillen rreth 39 mijë e 200 euro.

(Kosova Sot Online)