Forcat të shtuara të rendit para Kuvendit në rast se protestojnë veteranët

  • E.K /
  • 14 June 2022 - 13:33
Forcat të shtuara të rendit para Kuvendit në rast se protestojnë veteranët

Në orën 13:00 është paraparë të fillojë seancë e Kuvendit ku pikë e rendit të ditës është edhe miratimi i ligjit që përcakton pagën minimale, pikë për të cilën javën e kaluar veteranët e UÇK-së mbajtën një protestë me tensione para Kuvendit të Kosovës për të kundërshtuar mospërfshirjen e tyre në pagën minimale.

Ndonëse për sot s’është paralajmëruar protestë nga OVL e UÇK-së, forcat e rendit kanë dalë përreth objektit në numër më të shtuar se zakonisht.

Të hënën e javës së kaluar, ata kaluan rrethojat e objektit dhe tentuan të futen brenda për të penguar kalimin e projektligjit. Për këtë në vendngjarje doli edhe Njësia Special derisa pati edhe të lënduar dhe përdorim të gazit lotsjellës, për të cilin Policia tha se nuk e hodhi, por shtoi se këtë e bëri dikush nga protestuesit.

(Kosova Sot Online)