Kryetari i kësaj komune deklaron 64 mijë euro në bankë

  • E.K /
  • 14 June 2022 - 13:44
Kryetari i kësaj komune deklaron 64 mijë euro në bankë

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka deklaruar pasurinë që e posedon në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Ai ka deklaruar 64 mijë e 577 euro para në bankë si dhe mbi 3 mijë euro të tjera në emër të bashkëshortes së tij.

Kryetari Aliu ka deklaruar se posedon shtëpi banimi, trualle, tokë bujqësore dhe mal.

Ai ka deklaruar edhe dy vetura, Golf 5 dhe Reanault Clio, kjo e fundit në emër të gruas së tij.

Gjithashtu, Aliu bashkë me gruan e tij posedojnë mbi 67 mijë euro në banka.

(Kosova Sot Online)