Del raporti, Evropa “noton” në kokainë, çdo javë del një drogë e re sintetike

  • 14 June 2022 - 20:15
Del raporti, Evropa “noton” në kokainë, çdo javë del një drogë e re sintetike

Evropa po “noton” në drogë. Në kuptimin e parë të fjalës, sipas Raportit 2022 të Observatorit Europian mbi Drogën dhe Varësitë, që analizoi situatën e 27 vendeve të Bashkimit Europian si dhe të 2 vendeve si Norvegjia dhe Turqia.  

Një nga parametrat ishte pikërisht analiza e ujërave në metropolet europiane, ku u evidentua një prani rekord e kokainës, por edhe e metamfetaminës dhe lëndëve të tjera narkotike, veçanërisht ato sintetike.

Edhe pse gjatë dyvjeçarit pandemik, përdorimi i drogës nuk ka shteruar kurrë, muajt e fundit ka pësuar një rritje të ndjeshme, edhe për shkak të lehtësisë me të cilën tashmë këto lëndë ilegale mund të gjenden në treg. “Lëndët narkotike nuk kanë qenë ndonjëherë kaq të aksesueshme, aplikacione në social media dhe kriptovalutat duken instrumentet më të përdorura”, deklaron Alxis, Goosdeel, drejtori i Observatorit.

Krahas drogave tradicionale, shton dita-ditës substanca të reja. Në 2021 janë sinjalizuar të paktën 52 lloje të reja, kryesisht sintetike, nga të cilat janë sekuestruar pothuajse 7 tonelata, kryesisht me prejardhje nga India, vend ky që ka marrë lidershipin e prodhimit të këtyre substancave pasi Kina ka mbyllur rreptësishtë kufijtë për shkak të COVID-19.

(Kosova Sot Online)