Një burrë u gjet pa shenja jete në objektin e ish-shtëpisë së shëndetit në Mitrovicë

  • E.K /
  • 15 June 2022 - 09:40
Një burrë u gjet pa shenja jete në objektin e ish-shtëpisë së shëndetit në Mitrovicë

Policia njofton për një vdekje të dyshimtë të ndodhur dje në Mitrovicë.

Siç njofton policia, një burrë është gjetur i vdekur në ndërtesën e ish-shtëpisë së shëndetit.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

VDEKJE E DYSHIMTË /Mitrovicë 14.06.2022-NN. Është raportuar se në ndërtesën e ish shtëpisë së shëndetit,  është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e tij  e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.

(Kosova Sot Online)