Kjo është krejt pasuria e UD-së të Kryeprokurorit të Shtetit Besim Kelmendi, gjithçka e përbashkët!!!

  • E.K /
  • 15 June 2022 - 11:22
Kjo është krejt pasuria e UD-së të Kryeprokurorit të Shtetit Besim Kelmendi, gjithçka e përbashkët!!!

Shtëpi, banesa e troje të deklaruara të gjithë në pronësi të përbashkët figurojnë edhe në formularin e pasurisë së  Ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit Besim Kelmendit. Shtëpia e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, që e ka të deklaruar në Agjencionin Kundër Korrupsionit kap vlerën prej 100.000 euro, me një sipërfaqe prej  200 metrash katrore. Është e deklaruar  si  Investim i përbashkët me prindërit, bashkëshorten dhe më kreditim. Ka të deklaruar truall  prej  21.22 ari,  Investim i përbashkët me prindërit, bashkëshorten, vëllezër dhe më kredi, me një vlerë prej 167,000.00.

Shtëpi e pabanuar e djegur gjate luftës ka vetëm kulmin,  më 140.00 m2,  Investim i prindërve 1980, llogaritet në vlerën prej  5,000.00. Shtëpizë nga druri 30.00 m2, Investim i prindërve  nga viti 1982 pa vlerën e përcaktuar. Ka deklaruar tokë prej 2.52 ari,  Investim i prindërve nga viti  1979 , me vlerën prej 100,000.00 si pronë e përbashkët. Një  parcelë  tokë tjetër  20.00 ari, investim i prindërve 1979, që  është vlerësuar  20,000.00 po ashtu si pronë e  përbashkët. Në formularin e deklarimit të pasurisë së  Besim Kelmendit figuron edhe një  Shtëpizë me sipërfaqe  90.00 metra katrore ,  investim i përbashkët me prindërit, bashkëshorten dhe më kredi,  nga viti  2013, me vlerën prej  35,000.00,  pronë e  përbashkët.

Ka edhe një copë truall prej  2.30 ari, Investim i përbashkët me prindërit, bashkëshorten dhe më kredi që vlerësohet në 5,000.00 , pronë  e përbashkët. Një  garazh  prej 45.00 katrore është  investim i përbashkët me prindërit, bashkëshorten dhe më kredi që vlerësohet  në  10,000.00. Edhe  një  truall tjetër  2.70 metra katrore i deklaruar  investim me bashkëshorten dhe kredi, që ka vlerën 10,800.00 me status të pronës së përbashkët. Banesë, në ndërtim e sipër, 61.00 metra katrore,  Investim i përbashkët t familjar me vlerën prej  42,000.00 . Në pronësi të përbashkët janë deklaruar edhe dy vetura.  Veturë Golf IV me vlerë  3,000.00 dhe Veture Renault ( Tani ka vlere 19,500 euro) kurse është blerë më herët për  22,600.00 euro.

Para të gatshme të mbajtura në institucione financiare, 9,394.67 euro në emrin personal, 304.89 € në emër të fëmije, 1,117.73 € në emër të Bashkëshortes dhe 594.50 € në emër të prindit. Detyrimet financiare ndaj personave juridik dhe fizik. Kredi për  renovimin e  shtëpisë 2019/2023 me vlerë 10,000.00  në emër të  bashkëshortes. Kredi për blerjen e veturës 14,000.00 në emrin personal,  deri më 05.08.2021. Nga të hyrat vjetore ka deklaruar : Paga  nga Prokuroria e Shtetit  Prishtinë 31,860.41. Paga sekondare për angazhim te Kolegji "Biznesi" Prishtinë 1,200.00. Shërbime trajnimi  te Akademia e Drejtësisë Prishtinë  1,906.65. Kompensim/Paushal l ( te hyra bruto) nga Këshilli Kombëtar për parandalimin e dhunës, sjelljeve të palejuara, dukurive negative dhe kurdisjeve në ngjarjet sportive Prishtinë  3,000.00. Kompensim për angazhim si ekspert ( te hyra bruto) OSBE Prishtinë 700.00. Kompensim për pjesëmarrje si trajnues sipas kontratës 2.12.2019 ALTRI - Shqipëri Prishtinë 297.50.

Paga vjetore e bashkëshortes  nga SHMP "Gjin Gazuli" Prishtinë 6,153.67. Pension vjetor, pension i punës  së prindit  2,376.00. Paga mujore e  fëmijëve nga Agjencia Turistike Globus Travel Prishtinë  1,805.30. nga kompensimi si anëtar rezervë në Komisionin për provimin e Jurisprudencës Ministria e Drejtësisë Prishtinë  përfiton  460.81 në vit. Të hyra në Trusti në emër të bashkëshortes  në bankë figurojnë  1,061.44. të tërhequra në emte të 10%. Mëditje nga puna ne komisionet e këshillit prokurorial të Kosovës (2019 nje pjese dhe 2020) KPK Prishtine 1,117.00. Mbështetje ekonomike në emër të fëmijëve  për shkak se ka mbetur pa pune, mbështetje  nga  Qeveria e Kosovës 340.00. Dhe krejt në fund,  nga tërheqja  e 10 % e Trustit Pensional  mban në bankë  5,133.11 euro.

(Kosova Sot Online)