Ehat Miftaraj reagon ndaj Ramës: Si me qenë doktor i Vuçiqit, mos po i sëmuret dosti e çka ndodh me fatin e botës

  • E.K /
  • 15 June 2022 - 12:39
Ehat Miftaraj reagon ndaj Ramës: Si me qenë doktor i Vuçiqit, mos po i sëmuret dosti e çka ndodh me fatin e botës

Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar ndaj Edi Ramës, pasi ai tha se duhet pasur mirëkuptim për Serbinë e cila nuk vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Rama sikur me qenë doktor personal i Vuçiqit, duke iu dhënë këshilla ndërkombëtarëve që mos ta nervozojnë pasi sëmurët dhe nuk dihet se çka ndodh me fatin e botës.

Postimi i tij i plotë:

Edi Rama, si me qenë doktor personal i Vuçiqit, duke iu jep këshilla ndërkombëtarëve, mos ma boni nervoz Vuçken se i hyp tensioni, e mos po me sëmuhet dosti, e ku me ditë çka ndodh me fatin e botës.

(Kosova Sot Online)