Berisha: Kundërshtimi i qeverisjes Kurti në Kosovë s’ka lidhje me ndikimin e Edi Ramës.

  • E.K /
  • 15 June 2022 - 12:55
Berisha: Kundërshtimi i qeverisjes Kurti në Kosovë s’ka lidhje me ndikimin e Edi Ramës.

Ish-zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha, po thotë se roli i kryeministrit shqiptar, Edi Rama, si dhe Shqipërisë po mbivlerësohet në disa analiza në Shqipëri kur po e kritikojnë qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.

Ai tha se këto analiza “që kundeërshtimin e qeverisjes së Kurtit në Kosove ta ndërlidhin me ndikimin e Rames janë redukuese, joserioze dhe të papërgjegjshme”.

“Redukuese ngase shprehin tendenca për paracaktimin e nivelit te ulet te vetedijes sone ne Kosove ne argumentet kundershtuese ndaj qeverise; joserioze ngase është fjala për dy qeveri të vendeve të ndryshme; janë të papërgjegjshme ngase shprehin tendencë të bartjes së betejës së brendshme politike te Shqipnise ne Kosove”.

Ai tha se Kurti kundërshtohet në Kosove për shkak të performanceës së dobet, keqësimit të situatës ekonomike, ngecjes ne çdo sektor, konfliktualitetit te vazhdueshëm dhe izolimit të Kosovës dhe zbehjen e raporteve të saj me partnerët kryesorë, SHBA-në dhe BE-në, por se asnjëri nga këto argumente thelbësore nuk ka të bëjë me Ramën e as me Shqipërinë.

“Procesi historik i pavarësisë së Kosovës, që nga themeltari i shtetit dr. Rugova, ka mirëpritur dhe dëshiruar përkrahjen shqiptare, por realiteti politik ka qenë i ndërlidhur me SHBA-në dhe kështu mbetet sot e gjithë ditën. Me një fjalë, jo vetëm roli i Ramës, por edhe roli i Shqipnisë në këto analiza është i mbivlerësuar dhe tepër larg realitetit”.

(Kosova Sot Online)